Ndërron jetë në spital 8-vjeçarja që u rrëzua nga kati VI

Kronikë e zezë

Ndërron jetë në spital 8-vjeçarja që u rrëzua nga kati VI

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:54
ilustrim

(E plotësuar) - Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë fëmija që u rrëzua nga kati i gjashtë i një pallati në qytetin e Lezhës.

Viktima është një vajzë 8 vjeç, që fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve që kishte pësuar.

Fëmija u rrëzua nga kati i 6 i pallatit ku banonte dhe u dërgua me helikopter drejt kryeqytetit për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. 

E rëndë/ Vajza 8 vjeçe bie nga kati VI

Një vajzë vetëm 8 vjeç ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë, në rrethana ende të paqarta.

Policia tha se vajza me iniciale K.P. është rrëzuar aksidentalisht nga  VI-të i pallatit në banesën ku banonte në lagjen Besëlidhja.

E mitura është transportuar me helikopter drejt Qendrës së Traumës në Tiranë për ndihmen e nevojshme mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat