Plumba në errësirë, arrestohen dy shqiptarët që bënë atentat në Itali

Kronikë e zezë

Plumba në errësirë, arrestohen dy shqiptarët që bënë atentat në Itali

Më: 29 mars 2017 Në ora: 17:29
Policia italiane

Tre persona të arrestuar është bilanci i një operacioni të karabinierëve të Astrit në Itali, që prej muajsh hetonin lidhur me të shtënat e ndodhura në dhjetor, para lokalit “Loft Club”.

Tre urdhër-arreste me burg janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga efektivët. Dy shqiptarë. 27 dhe 22 vjeç dhe një 27-vjeçar italian janë arrestuar, raportojnë mediat lokale.

Ata akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në 17 dhjetor, kur nga një makinë në lëvizje është qëlluar me pistoletë. Plumbat kanë plagosur badigardët e lokalit. Atentati ka ndodhur rreth orës 22:30, kur lokali ishte i mbyllur.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa autorët ia mbathën.

Karabhinierët sekuestruan në vendngjarje gëzhoja dhe mblodhën dëshmi të shumta.

Hetimet u kanë lejuar efektivëve të ndërtojnë edhe dinamikën e ngjarjes. Të tre, sipas karabinierëve, shkuan në lokal me makinë për “të larë hesapet”, pasi grupi ishte konfiktuar me një nga badigardët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat