Aksidenti me vdekje, ja kush është viktima që humbi jetën në aksidentin tragjik

Kronikë e zezë

Aksidenti me vdekje, ja kush është viktima që humbi jetën në aksidentin tragjik

Më: 29 mars 2017 Në ora: 18:26
Ilustrim

Ardian Rika, 35-vjeç, është viktima e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, bëjnë me dije burime nga policia lokale.

Ai është perplasur nga një makinë, që më pas është larguar.

Drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” me targë AA 404 PD, me iniciale A.S., është në kërkim nga policia.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me disa makina të parkuara e më pas ka aksidentuar edhe Ardian Rikën në trotuar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Përplasja fatale i ka marrë jetën 35-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat