Horror në familjen shqiptare, burri tenton të godasë gruan me kaçavidë në sy të vajzës

Kronikë e zezë

Horror në familjen shqiptare, burri tenton të godasë gruan me kaçavidë në sy të vajzës

Më: 29 mars 2017 Në ora: 23:01
Dhuna, ilustrim

Një episod i rëndë dhune ka ndodhur në një familje në Fier.

Kryefamiljari, 48-vjeçri me iniciale F.C. është vënë sot në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij një ditë më parë, në banesën ku jetonin, njofton policia.

Madje, 48-vjeçari ka tentuar të godasë me kaçavidë bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre 16-vjeçare.

Ndaj F.C., rëndon akuza për dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat