Sekuestrohen 8550 fara Cannabis Sativa në Lushnje

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 8550 fara Cannabis Sativa në Lushnje

Më: 30 mars 2017 Në ora: 10:11
Kokaina

Policia e Fier në bashkëpunim me Policinë e Lushnjes kanë finalizuar operacionin të koduar ”KORIA”, me ç’rast kanë arrestuar një 37 vjeçar, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje, si dhe kanë sekuestruar 1.3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 8550 fara bime Cannabis Sativa, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat