Në dy aksidente në Prizren e pësojnë këmbësori dhe biçiklisti

Kronikë e zezë

Në dy aksidente në Prizren e pësojnë këmbësori dhe biçiklisti

Më: 1 prill 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Në Prizren, në dy aksidente të ndara të premten kanë marrë lëndime dy persona pasi janë goditur nga veturat.

Në rastin e parë, që ka ndodhur në rrugën “De Rada” një i dyshuar ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizreni, njofton policia.

Për më tepër i dyshuari ka ikur nga vendi ku ka shkaktuar aksidentin.

Kurse në aksidentin tjetër të ka ndodhur në rrugën “Brigada” është goditur një biçiklist. Pas lëndimeve që ka marrë këtu ka qenë pikërisht personi që e ka aksidentuar që e ka dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat