Vdes 43 vjeçari i plagosur tri ditë më parë nga kushëriri

Kronikë e zezë

Vdes 43 vjeçari i plagosur tri ditë më parë nga kushëriri

Më: 1 prill 2017 Në ora: 18:23
Ilustrim

Plagosja që ka marrë tre ditë më parë gjatë një sherri me kushëririn e tij, i ka kushtuar jetën një 43-vjeçari.

Ai ka ndërruar jetë sot në spitalin e Trumës në Tiranë. A.T. është përfshirë në një sherr me kushuririn e tij, në Dibër, për motive të dobëta, bëjnë me dije burime nga policia lokale.

Ai qëlloi me thikë në shpatull 43-vjeçarin me iniciale H.T.

Ky i fundit, për t’u vetëmbrojtur, e goditi me dru në pjesën e pasme të kokës duke e lënë të plagosur rëndë 43-vjeçarin A.T. Ka qenë vet autori H.T. që e dërgoi në spital të plagosurin.

43-vjeçari është transportuar në spital në kryeqytet, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat