Kapet sasi e madhe droge në Mat

Kronikë e zezë

Kapet sasi e madhe droge në Mat

Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:05
Droga, e futur nëpër thasë, është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar sot në Mat.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth 200 kg kanabis janë gjetur në një tunel, në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci.

Droga, e futur nëpër thasë, është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, "Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera, tunele, dhe ambiente të tjera" kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.

Në kuadër të këtyre kontrolleve gjatë ditës së sotme, ata gjetën edhe drogën në tunel.

Hetimet lidhur me rastin janë në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat