Grabitet me armë i riu në Tiranë

Kronikë e zezë

Grabitet me armë i riu në Tiranë

Më: 3 prill 2017 Në ora: 12:09
Grabitje, ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë.

Sipas tyre, është shpallur në kërkim 40-vjeçari me inicialet F. Gj., i cili mbrëmjen e djeshme në zonën e Medresesë në Tiranë ka grabitur një të ri.

Rreth orës 18:00 i shpalluri në kërkim pranë drejtorisë së Ujësjellësit të Tiranës, nën kërcënimin e një arme, thikë, i ka marrë telefonin “Samsung”, 16 vjeçarit me inicialet E. D.

Pasi i ka marrë telefonin, 40-vjeçari F. Gj., është larguar duke humbur gjurmët, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat