Policia ndalon 14 emigrantë në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Policia ndalon 14 emigrantë në Han të Elezit

Më: 3 prill 2017 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Shtatë sirianë dhe shtatë afganë janë ndaluar nga policia e doganierët gjatë ditës së hënë, në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, të 14 shtetasit e huaj janë identifikuar nga policia brenda një kamioni me rimorkio që drejtohej nga një shofer i nacionalitetit turk i cili më pas është arrestuar.

Ky rast nga forcat e rendit po cilësohet kontrabandim me emigrantë.

Hoxha ka thënë se policia është duke kryer procedurat e tjera të parapara për trajtimin e rasteve me emigrantë duke bazuar në ligjet e aplikueshme në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat