Të shtëna me armë në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 4 prill 2017 Në ora: 09:25
Ilustrim

Disa persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas policisë është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet për identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë. Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga hetimet paraprake dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat