Policia gjen 14 persona nga Siria dhe Afganistani në një kamion

Kronikë e zezë

Policia gjen 14 persona nga Siria dhe Afganistani në një kamion

Më: 4 prill 2017 Në ora: 11:01
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Han të Elezit një shtetas turk pasi që i njëjti po transportonte me kamion 14 persona ilegalisht, (prej të cilëve 5-ishin të rritur ndërsa 9-fëmijë), shtetas të Sirisë dhe të Afganistanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa të gjithë personat e kontrabanduar janë dërguar në qendrën për migrim, për veprime të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat