"Djalin dhe gjyshen në Durrës i kanë ekzekutuar", rrëfimi i fqinjit

Kronikë e zezë

"Djalin dhe gjyshen në Durrës i kanë ekzekutuar", rrëfimi i fqinjit

Më: 4 prill 2017 Në ora: 15:26
Ersid Curri

Ersid Curri, i riu që ditën e sotme vrau gjyshen dhe më pas veten në shtëpinë e tij, nuk është një emër i panjohur për policinë e qytetit të Durrësit.

Një qytetar nga Durrësi, i cili banon shumë pranë me shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë ditën e sotme, shprehet për joq se kur ishte vetëm 14-vjeç Ersidi qëlloi me armë dhe la të vrarë një bashkëmoshatar, ndërsa të dy ishin në diskotekë. Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive banale. Për këtë vepër penale Ersidi u dënua me 10 vite burg, edhe pse ishte në moshë të mitur.

Unë që po ju shkruaj jetoj 50 metra nga vendi i ngjarjes dhe e njoh mirë personin në fjalë. Ai para 10 vitesh është akuzuar se ka vrarë një person në një nga pab-et e qytetit", - tregon djali që jeton pranë me shtëpinë e Ersidit.

Me sa duket, tragjedia në familjen e tyre nuk ka ndaluar me kaq, pasi disa vite pas kësaj ngjarjeje Ersidit i vrasin babanë dhe vëllanë në qendër të qytetit.

Më pas këtij i kanë vrarë vëllanë në qendër të Durrësit para disa vitesh", - tregon raportuesi.

Para 7 vitesh Ersidit i kanë vrarë vëllanë në mes të  qytetit me plumb në kokë ndërsa 6 muaj pas këtij ekzekutimi në 27 janar të vitit 2010, mbetën të vrarë tre persona në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re në Durrës. Në këtë vrasje të trefishtë ngelën të vrarë babai i Ersidit, Luan Curri, kushëriri i tij, Ani Curri dhe Edmond Shemsi, biznesmen.

Kjo nuk është vrasje/vetëvrasje, por një ekzekutim i mirfilltë! Mos i besoni policisë", - shkruan raportuesi, teksa hedh dyshime të forta për një ekzekutim t ëmundshëm.

Policia tha zyrtarisht se në gjendje të rënduar psikologjike i riu kishte qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të gjyshes, Hyrme Curri, më të cilën jetonte prej një viti pasi kishte dalë nga burgu. Kjo pasi pas vdekjes së babait dhe faktit që ai ishte në burg, nëna bashkë me dy vëllezërit ishin larguar drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat