Tenton ta vret të miturin me thikë, arrestohet lipjanasi

Kronikë e zezë

Tenton ta vret të miturin me thikë, arrestohet lipjanasi

Më: 5 prill 2017 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Hallaq të Madh të Lipjanit.

Si pasojë policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull shqiptar të moshës së mitur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Mjeti i dyshuar- thika është konfiskuar ndërsa me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat