Ngacmoi seksualisht adoleshenten, arrestohet 33-vjeçari

Kronikë e zezë

Ngacmoi seksualisht adoleshenten, arrestohet 33-vjeçari

Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:10
Ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuat sot nga efektivë të policisë së Kamzës, pasi akuzohet se ka përndjekur e ngacmuar seksualisht një adoleshente.

Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, në pranga është vënë Sh.M., 33 vjeç, banues në Bathore.

Arrestimi i tij është bërë pasi në mënyrë të vazhdueshme, në kohë dhe vende të ndryshme, ka përndjekur e ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren G.D., banuese në Tiranë, shtojnë të njëjtat burime.

Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat