Aksident me vdekje në Fier

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Fier

Më: 7 prill 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë mëngjes në fshatin Libofshë të Fierit.

Rreth orës 04:25, një automjet i drejtuar nga një 35-vjeçar u përplas me murin rrethues të një shtëpie. 

Si pasojë, shtetasi nga fshati Agim ka marrë plagë të rënda dhe humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Fierit.  Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat