Dy persona kërcënojnë një femër, familjarët e saj hakmerren

Kronikë e zezë

Dy persona kërcënojnë një femër, familjarët e saj hakmerren

Më: 7 prill 2017 Në ora: 17:10
Policia e Stacionit Policor “Veriu” në Prizren

Policia e Stacionit Policor “Veriu” në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se dy të dyshuar e kishin kanosur me armë zjarri një femër nga Lubizhda në oborrin e saj.

”Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e  ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar me ç ‘rast ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë dy çanta për mbajtjen e karikatorëve, pjesë shtesë të armës dhe pajisje për pastrimin e armës”

” Më pas dy të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalën nën masën e arrestit policor”

Sipas policës një i dyshuar tjetër nga familja e kanosur, në shenjë hakmarrje  ndaj kanosësve dyshohet të ketë shkuar dhe t’ia ketë dhënë flakën një shtëpie banimi, pronë e të dyshuarve në të cilën janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Edhe në këtë rast një i dyshuar është arrestuar për zjarrvënie.

Shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat