Kapet me 40 kg drogë, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Kapet me 40 kg drogë, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:36
Droga e sekuestruar nga Policia

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme nga efektivë të policisë italiane, që kanë arritur të sekuestrojnë një sasi prej 40 kg drogë të llojit marijuhanë.

Teksa patrullonin në zonën mes Taranto-s e San Giorgio-s agjentët vunë re prezencën e një makinë të dyshimtë, raportojnë mediat italiane. Nën drejtimin e automjetit ishte 49-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, që shkruajnë se gjatë kontrollit, ai shfaqi shenja nervozizmi.

Kështu, efektivët vijuan kontrollin e mëtejshëm të mjetit. Në brendësi të bagazhit të makinës, u gjet sasia e drogës e ndarë në 11 paketime, të mbështjella me celofan dhe shirit ngjitës.

Droga u sekuestrua dhe shqiptari u arrestua, e më pas u dërgua në paraburgim.

Ndërkaq, hetimet vijojnë për të zbuluar burimin dhe destinacionin e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat