Vdes punëtori në vendin e punës

Kronikë e zezë

Vdes punëtori në vendin e punës

Më: 7 prill 2017 Në ora: 20:24
Ilustrim

Shujab Kadriu, 26-vjeçar, ka vdekur sot nga plagët e marra në kompaninë e materialeve ndërtimore “Abi-Kom 2011” në Bujanoc,  ka njoftuar Ministria e Punës dhe Politikave Sociale. 

Aksidenti ka ndodhursot pasdite. Punëtori vdiq nga plagët e tij në ambulancë, rrugës për në qendrën shëndetësore në Vranjë.

Nuk ka pasur dëshmitarë okularë të aksidentit. Punëtorët e punësuar nga kompania “Abi-Kom 2011” nuk jane raportuar për sigurimin e detyrueshëm shoqëror, në përputhje me Ligjin e Punës. Madje sipas Ministrisë, ai ka punuar në “zezë” në këtë kompani, raporton Presheva Jonë.

Inspektorati i Punës është thënë se ka kryer mbikqyrje me rastin e vdekjes dhe lëndimet e punëtorëve në procedurë të mëtutjeshme dhe se do të marrë të gjitha masat ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat