Helikopteri italian qëllon me breshëri gomonen me drogë të trafikantëve shqiptarë

Kronikë e zezë

Helikopteri italian qëllon me breshëri gomonen me drogë të trafikantëve shqiptarë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 22:14
Momentet se si helikopteri i policisë italiane qëllon me breshëri ndaj gomones që trafikonte drogë për ta detyruar që të ndalonte.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato greke goditi një tjetër rast të trafikut të drogës nga Shqipëria.

Një gomone që ecte me shpejtësi u pikas në Kalabri dhe më pas u drejtua për në Jug, në Korfuz.

Në ndjekje u vendosën edhe autoritetet greke dhe pas disa orësh ndjekje, mjeti lundrues me 3 persona në bord u ndalua dhe u sekuestruan 1.5 ton kanabis.

Në videon më poshtë tregohen momentet se si helikopteri i policisë italiane qëllon me breshëri ndaj gomones që trafikonte drogë për ta detyruar që të ndalonte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat