Sherri me armë në Elbasan, arrestohen 4 persona

Kronikë e zezë

Sherri me armë në Elbasan, arrestohen 4 persona

Më: 7 prill 2017 Në ora: 23:57
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Elbasan për sherrin me armë që ndodhi në këtë qytet rreth orës 16:00 ku u plagosën 4 vetë.

Të arrestuarit janë Alfred Gjini, Emiljano Gjini, Klevis Gjini dhe Hajdar Bako, të cilët u përfshinë në sherrin me armë dhe sende të forta. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa në kërkim është shpallur Franc Çorpja (Gergely).

Arrestimi i tyre u bë pasi në  sheshparkimin e mjeteve në një lokal në fshatin Katund i Ri,   gjatë një konflikti për motive të dobëta i cili ka nisur  me sende të forta  dhe më pas me armë zjarri. Në konflikt dyshohen të jenë përfshirë shtetasit  Hajdar Bako  dhe F.G, 25 vjeç njëra palë dhe në palën tjetër janë përfshirë shtetasit  Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur dy shtetas me armë zjarri dhe 2 shtetas të dëmtuar me sende të forta konkretisht:

Hajdar Bako është plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë

Klevis Gjini,  është plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë.

Dëmtime të tjera fizike me mjete të forta në kokë  kanë marrë shtetasit Alfred Gjini  dhe  Emiljano Gjini.

Në vendngjarje policia sekuestroi krehër pistolete model 56 mm me 6 copë fishekë, 17 gëzhoja nga të cilat 16 gëzhoja janë model 54 mm dhe një gëzhojë të kalibrit 9 mm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat