45 kg drogë në makinë, arrestohen 4 persona

Kronikë e zezë

45 kg drogë në makinë, arrestohen 4 persona

Më: 8 prill 2017 Në ora: 10:02
Droga e gjetur në makinë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas pasi u është kapur 45 kg lëndë narkotike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga Endrit Varrosi, 23 vjeç, banues në Tiranë 2. Klajdi Disha, 19 vjeç, banues në Tiranë 3. Malvin Lika, 25 vjeç, banues në Tiranë 4. Klajdi Agaj, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve, është kryer në zonën e Shëngjergjit, në automjetin tip “Opel”, me të cilin po udhëtonin, ku janë gjetur disa mbetje lënde të dyshuar narkotike, gjithashtu nga hetimet e kryera dhe kontrollimi i territorit, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 45.3 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda ishte e paketuar në 12 thasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitjes e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat