Aksident trafiku në Mitrovicë, shtatë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Mitrovicë, shtatë të lënduar

Më: 8 prill 2017 Në ora: 12:43
Ilustrim

Shtatë persona janë lënduar si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë, raporton Policia e Kosovës.

Në këtë aksident që ka ndodhur dje, ishin përfshirë dy vetura, ndërsa dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull k-shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull k-shqiptar.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit dhe pesë pasagjerë, tre meshkuj dhe dy femra k-shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat