Kërkohej nga Austria për vrasje dhe vjedhje, policia shqiptare arreston në kufi shtetasin e Kosovës

Kronikë e zezë

Kërkohej nga Austria për vrasje dhe vjedhje, policia shqiptare arreston në kufi shtetasin e Kosovës

Më: 9 prill 2017 Në ora: 12:34
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Policia kufitare ndalon dhe bënë arrestimin prozivor me qëllim ekstradimi të shtetasit të Kosovës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë është bërë sot ndalimi dhe arrestimi provizor i shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Shefki Bajrami, 44 vjeç, banues në Gilan Kosovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM Morinë, rezultoi shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar". 

Autoritetet Austriake kanë lëshuar ndaj tij, urdhër kërkimin ndërkombëtar nr. 223 UR 9628/96K, datë 27.06.2006,  për veprat penale të “Vjedhjes”, “Mbajtjes pa leje të armëve, municioneve luftarake dhe eksplozivëve” dhe “Vrasjes” , parashikuar nga nenet e K.Penal Austriak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat