U fsheh 22 vite pasi vrau fqiun, por u kap nga policia

Kronikë e zezë

U fsheh 22 vite pasi vrau fqiun, por u kap nga policia

Më: 10 prill 2017 Në ora: 09:54
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin për kapjen e një shtetasi në kërkim për “Vrasje”. Ai eshte autor i një ngjarje të ndodhur në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg.

Ne pranga ra shtetasi Vladimir Kamberaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në dalje të qytetit të Vlorës.

Ky shtetas kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 Nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të “Vrasjes” pasi ka vrarë me “koster” fqinjin e tij, shtetasin D.B., për motive pronësie.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka përdorur edhe identitetin tjetër si: Arqile Muçi.

Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat