Atentati ndaj të dashurës, arrestohet 33-vjeçari nga Durrësi

Kronikë e zezë

Atentati ndaj të dashurës, arrestohet 33-vjeçari nga Durrësi

Më: 10 prill 2017 Në ora: 16:59
Ilustrim

Policia ka arritur të arrestojë autorin e sulmit me thikë të ndodhur katër ditë më parë në Durrës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë Mario Spahiu, 33 vjeç, banues në Durrës.

Më 6 prill, rreth orës 21:50, në lagjen Nr.17 në Durrës, për motive të dobëta, ai ka goditur me thikë shtetasen S.V. 34 vjeçe, shtojnë të njëjtat burime.

Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se mes gruas së divorcuar dhe me fëmijë dhe të arrestuarit ka pasur një lidhje dashurie dhe gjithçka ka ndodhur pas një debati mes tyre.

Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat