Ekzekutimi i Elidon Mehmetit, hetohet pista e pazareve të drogës

Kronikë e zezë

Ekzekutimi i Elidon Mehmetit, hetohet pista e pazareve të drogës

Më: 10 prill 2017 Në ora: 21:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

kzekutimi i 39 vjeçarit Elidon Mehmeti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pazareve të prishura të drogës.

Kjo është pista kryesore ku po heton policia e Vlorës, bazuar dhe në të shkuarën e viktimës, i cili  njihej si person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

39-vjeçari i cili u ekzekutua brenda në makinën e tij,   mesnatës së të dielën, 9 prill 2017 në Skelë të Vlorës.  rezulton se ishte proceduar në shtetin italian për “Trafikim të Lëndëve Narkotike”, informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj. 

Pak orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona, që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen

Ekzekutimi 
Elidon Mehmeti ishte në makinën e tij duke hyrë në rrugicën ku kishte banesën kur është qëlluar për vdekje.

“Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, me targa Aa 709 hm, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri” informon policia e Vlorës.

Numërohen mbi 18 shenja të plumbave në makinën e kuqe ku ndodhej viktima, ndërsa xhamat anësore të makines janë thyer.

Viktima mësohet se i ka dhënë makinës për gati 50 metra dhe pasi ka hapur derën e makinës u ka thënë kalimtarëve më “qëlluan”.

Më pas ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku edhe ka ndërruar jetë. 

Mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Fier, në fshatin Ferras, është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përkiste autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat