Aksident i rëndë trafiku, vdes një i ri në Ohër!

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku, vdes një i ri në Ohër!

Më: 12 prill 2017 Në ora: 09:05
Ilustrim

Sot në orët e mëngjesit në rrugën Pitu Guli në Ohër ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Fatkeqësisht ka vdekur një person i ri me inicialet D.J. i cili ishte duke drejtuar veturën e tij ‘Ford’, ka humbur kontrollën dhe është përplasur në dru.

Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes, kurse trafiku në rrugë tërësisht ka qenë i mbyllur.

Më vonë institucionet përgjegjëse duhet të japin informacione rreth rastit dhe arsyeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat