Policia shkon për drogë, arreston 51-vjeçarin me dy kallashnikovë

Kronikë e zezë

Policia shkon për drogë, arreston 51-vjeçarin me dy kallashnikovë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 19:21
Armët e sekuestruara nga Policia

Një 51-vjeçar në Pukë është arrestuar nga policia pasi i janë gjetur armë zjarri të cilat i mbante pa leje.

I arrestuari është Gjergj Dushaj nga Lezha, në banesën e të cilit iu gjetën 2 kallashnikovë dhe 45 fishekë.

Policia njofton se ishte nisur për kontroll në banesën e tij në kuadër të planit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Por, në vend të drogës, policia i zbuloi 51-vjeçari armë pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat