Kapet sasi e madhe heroine, arrestohet shqiptari me greken

Kronikë e zezë

Kapet sasi e madhe heroine, arrestohet shqiptari me greken

Më: 13 prill 2017 Në ora: 17:51
Droga e sekuestruar nga Policia

Një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar nga policia greke ditën e sotme dhe janë arrestuar dy persona.

Mediat greke shkruajnë se ngarkesa e drogës u kap në Igumenicë. Bëhet fjalë për 3 kg heroinë që transportohej me makinë.

Në pranga ranë një 32-vjeçar shqiptar dhe një 37-vjeçare greke. Heroina ishte ndarë në 6 pako të ndryshme dhe ishte fshehur në kofanon e makinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat