Aksident i rëndë, gjejnë vdekjen dy motoçiklistë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, gjejnë vdekjen dy motoçiklistë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 15:49
Ilustrim

Policia ka gjetur sot trupat e dy personave të cilët mendohet se janë aksidentuar me motoclikletë dhe më pas kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Trupat e tyre janë gjetur sot rreth orës 13.30 në rrugën rajonale mes fshatrave Bansko dhe Gabrovo në Strumicë.

Sipas policisë, mësohet se aksidenti mund të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje.

Ende nuk dihet identiteti i dy personave që humbën jetën, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat