Vetëvritet vajza 17 vjeçare e një polici nga Kamenica

Kronikë e zezë

Vetëvritet vajza 17 vjeçare e një polici nga Kamenica

Më: 14 prill 2017 Në ora: 20:27
Mediana Thaçi

(E plotësuar) - Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku ka urdhëruar që t’i kryhet obduksioni trupit të pajetë të Mediana Thaçit që dyshohet se u vetëvra.

Maloku i ka thënë Insajderit se ka dhënë urdhër që trupi i vajzës 17 vjeçe nga Rogana e Kamenicës të dërgohet në Prishtinë për obduksion.

“Sapo kam urdhëruar që menjëherë trupi të dërgohet për obduksion në Prishtinë. Obduksioni do të kryhet gjatë natës dhe nesër do t’i kthehet familjes për varrim”, ka thënë Maloku.

Maloku ka thënë se këtë urdhër e ka dhënë me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Këtë vendim Maloku e ka marrë pak pas raportimit të mediave se prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi, nuk ka lejuar kryerjen e ekspertizës mjekoligjore. Si pasojë, trupi i ishte kthyer familjes për varrim.

Mediana Thaçi, ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

***

Një vajzë ka humbur jetën pas kryerjes së aktit të vetëvrasjes. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

Ajo e ka qëlluar veten me armë zjarri në pjesën e gjoksit, kurse rastin e ka konfirmuar , zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rasti ka ndodhur sot në orët e paradrekës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të deklaratave të familjarëve dyshohet se vajza në moshën 17 vjeçe ka bë vetvrasje. Është dërguar tek mjeku dhe mjeku kujdestar vetëm sa ka mundur ta konfirmojë vdekjen e saj që dyshohet se ka ndodhë si pasojë e shkrepjes me armë zjarri. Dyshohet se në pjesën gjoksore, në pjesën e gjoksit”, ka sqaruar ai.

Tutje, Hashani ka shtuar se në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet relevante, forenzika e prokurori, ku edhe është konfiskuar një armë. Ai ka treguar se arma ka qenë me leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat