Tritol minierës së kromit në Bulqizë, identifikohet autori i dyshuar

Kronikë e zezë

Tritol minierës së kromit në Bulqizë, identifikohet autori i dyshuar

Më: 15 prill 2017 Në ora: 14:57
Ilustrim

Minierës së kromit në Bulqizë i është vendosur eksploziv, ndërsa shpërthimi ndodhi gjatë orëve të vona të natës. Pas veprimeve të para hetimore mësohet se lënda eksplozive është vendosur në minierën e kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në “zonën D”, ku si pasojë  e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

Policia bën me dije se është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit të dyshuar si shtetasi F.B., për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me eksploziv”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat