Plagosi me thikë një 36-vjeçar, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Plagosi me thikë një 36-vjeçar, arrestohet autori

Më: 16 prill 2017 Në ora: 09:32
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person pasi ka plagosur një 36-vjeçar me thikë ditën e djeshme.

Mësohet se Skënder Matjani gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë në krah A.M, 36 vjeç banues në Elbasan.

Në lidhje me ngjarje në fjalë, policia bën me dije se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat