Në Kakavijë arrestohet një shtetas nga Kabuli

Kronikë e zezë

Në Kakavijë arrestohet një shtetas nga Kabuli

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:54
Pika e kontrollit Kufitar në Kakavijë

Në Pikën e kontrollit Kufitar në Kakavijë, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër bënë arrestimin e Navid Momen, banues në Kabul, Afganistan.

Momen është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

29-vjeçari ka paraqitur një pasaportë lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël  kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat