Prangosen tre shqiptarë në Greqi për trafik droge

Kronikë e zezë

Prangosen tre shqiptarë në Greqi për trafik droge

Më: 17 prill 2017 Në ora: 14:27
Ilustrim

Policia greke ka asgjesuar një tjetër grup të trafikut të drogës, që përbëhej nga tre shtetas shqiptarë.

Ata janë arrestuar të hënën e 17 prillit, në Egaleo të Athinës, ndërsa dosja penale përfshin edhe 19 persona të tjerë, kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur.

Sipas komunikatës së policisë, njeri prej të arrestuarve, i moshës 38 vjeç, e sillte drogën nga Shqipëria, duke e kaluar përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe të fshehur në vend të nuk mund të diktoheshin të automjetit.

Droga, pasi përzihej me një substancë të panjohur, hidhej në treg. Ende nuk dihet se cila është sasia e plotë që ka trafikuar grupi.

Gjatë kontrollit në bnanesat dhe automjetet e tre shqiptarëve të arrestuar, janë sekuestruar 25 kg kanabis, 3,5 kg heroinë, 130 gr kokainë, 39 kg nga një substancë që përzihet me drogën, një shumë 4.850 euro, shënime të ndryshme mbi shitblerjen e drogës dhe 3 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat