Nënë e bijë vdesin në sauna

Kronikë e zezë

Nënë e bijë vdesin në sauna

Më: 17 prill 2017 Në ora: 15:11
ilustrim

Dy gra kanë mbetur të vdekura në një sauna pasi doreza e derës u prish dhe ato mbetën të bllokuara brenda për rreth 90 minuta.  Ngjarja ka ndodhur në qytetin Jicin të Republikës së Çeke.

“Nëna , 65 vjeç dhe vajza e saj 45 vjeç, ishin duke u relaksuar në një sauna të një miku të tyre,”- tha  zëdhënësja e policisë lokale, Iva Kormosova. “Pronari i saunës kishte filluar të bëhej merak për dy të ftuarat e tij,  pasi kishin shumë kohë që ishin futur në sauna dhe akoma nuk kishin dalë, kështu që ai shkoi për ti kontrolluar dhe i gjeti ato të shtrira në dysheme të vdekura.

Gratë kishin provuar që të thyenin xhamin e derës në mënyrë që të dilnin dhe ti shpëtonin të nxehtit ekstrem por përpjekja e tyre kishte dështuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat