Shkatërrohet banda e heroinës, tre shqiptarë në pranga

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda e heroinës, tre shqiptarë në pranga

Më: 17 prill 2017 Në ora: 15:23
Droga dhe gjërat e konfiskuara

Policia greke ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të marijuanës dhe heroinës dhe kokainës përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Pjesë e bandës janë tre shqiptarë, të cilët janë prangosur në Egaleo, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Mësohet se tre shqiptarët janë të moshave 21, 38 dhe 48-vjeç. Ndërkohë që policia ka gati edhe urdhër arreste për 19 shtetas të tjerë.

“Shqiptari 38-vjecari i arrestuar akuzohet si personi që kryente trafikun përmes pikes kufitare të Kapshticës duke përdorur nje automjet me vende te posaçme për drogën, ndërsa 48-vjecari ishte pergjegjes per magazinimin”- thotë policia.

Në banesat e të akuzuarve u gjetën dhe sekuestruan 25 kg 452 gram marijuane, 3 kg 589 gram heroine, 130 gram kokaine, 39 kg 150 gram mpires, 2 peshore, pajisje prerje e presimi, 4850 euro, 3 makina, 1 motor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat