Drejtonte motorin pa patentë dhe aksidentohet, kapet 23-vjeçari

Kronikë e zezë

Drejtonte motorin pa patentë dhe aksidentohet, kapet 23-vjeçari

Më: 18 prill 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi drejtonte motorin pa patentë dhe është aksidentuar.

Bëhet fjalë për Kadri Bali, banues në fshatin Zhupan i cili një ditë më parë në rrugën Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçinë e Vjetër” Mallakastër, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Honda ” me targë FR 5159 D, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjerja A.L, 19 vjeçe, banuese në fshatin Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e personelit mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat