Kërcënoi bashkëshorten me hanxhar, në pranga shqiptari

Kronikë e zezë

Kërcënoi bashkëshorten me hanxhar, në pranga shqiptari

Më: 18 prill 2017 Në ora: 10:59
Hanxhari

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kishte kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve. Mësohet se i arrestuari, shtetasi me inicialet P.G 43 vjeç, kishte kërcënuar me një hanxhar bashkëshorten e tij C.R. 41 vjeçe në sy të fëmijëve të tyre.

Menjëherë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje duke arrestuar shtetasin. 43-vjetari u dërgua në burgun Genova Marassi në pritje për të dalë para trupit gjykues.

Ndërkaq, bashkëshortja u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mori raport mjekësor për 25 ditë. Mediat italiane raportojnë se prej kohësh çifti kishte debate dhe kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat