Kapet hajduti që vodhi mbi 100 telefona në Coachella

Kronikë e zezë

Kapet hajduti që vodhi mbi 100 telefona në Coachella

Më: 18 prill 2017 Në ora: 13:51
Festivalin Coachella

Pjesëmarrësit në Festivalin Coachella kanë ndihmuar policinë që të lokalizojnë hajdutin që vodhi mbi 100 telefona gjatë vikendit në këtë festival.

Departamenti i Policisë në Kalifornia, kanë arrestuar Reinaldo De Jesus Henao ditën e premte, pas aktivizimit të aplikacionit “Find My Phone” të disa përdoruesve.

36 vjeçari Henao, është arrestuar me një çantë me më shumë se 100 telefona në të, të cilët besohet që janë vjedhur gjatë festivalit Coachella.

Disa nga pajisjet janë kthyer tek pronarët ndërsa të tjerat janë lënë tek vendi i gjërave të gjetura.

Ky festival është ndër më të famshmit në këtë vend dhe ka pjesëmarrës një numër të madh të yjeve botërore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat