Një banor i Ohrit kallëzohet penalisht për vjedhje të ndryshme

Kronikë e zezë

Një banor i Ohrit kallëzohet penalisht për vjedhje të ndryshme

Më: 18 prill 2017 Në ora: 15:59
Ilustrim

Policia në Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër S.I (22) nga Ohri, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje, duke shkaktuar dëm prej 250.000 denarësh.

I kallëzuari dyshohet se ka vjedhur biçikleta për fëmijë, aparate për amvisëri, maqina pune, mjete kuzhine, dyer shtëpisë, etj.

Sipas SPB-së të Ohrit, vjedhjet janë kryer në periudhën janar-mars të këtij viti një shtëpi në Ohër. S.I e ka hapur dhunshëm derën e hyrjes, e më pastaj ka kryer vjedhjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat