“Çmendet” fieraku, tenton të vrasë kunatin më sëpatë

Kronikë e zezë

“Çmendet” fieraku, tenton të vrasë kunatin më sëpatë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Policia e Fierit vuri në pranga një 61 vjeçar, banues në fshatin Mbyet për akuzën e dhunës në familje.

Petrit Begaj ra në pranga, ndërsa blutë e Fierit bëjnë me dije se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur me sëpatë kunatin e tij, shtetasin G.D, 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier, si edhe ka dëmtuar disa vazo lulesh në banesën e tij”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dhunimi i banesës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat