Në Viti konfiskohet një AK-47

Kronikë e zezë

Në Viti konfiskohet një AK-47

Më: 19 prill 2017 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar te tre të dyshuar, meshkuj të kombësisë shqiptare, një AK/47, dy revole, një pushkë e gjuetisë dhe 229 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Rasti ka ndodhur dje në rr. “Flaka e Janarit” në Viti, në ora 17:00, njofton të mërkurën Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat