Një zjarr shpërtheu sot në mëngjes tek terminali Fershped tek tregu i vjetër i automjeteve në Shkup. Nga zjarri është kapluar konstruksioni i çatisë së shtëpizës të cilën të punësuarit e kanë shfrytëzuar si dhomë zhveshjeje, ndërsa djegie të shkallës së dy ka marrë një i punësuar.
I lënduari Q.Sh. (54) është transferuar në Klinikën për kirurgji plastike.
Nga zjarri janë djegur edhe një automjet transportues “ford” dhe një automjet pasagjerësh “reno”, pronë e firmës “Alpik Shpknjp”.
Rasti është paraqitur në NJIK (Njësiti për Informim dhe Komandë) Shkup sot në mëngjes në orën 06:45.
Policia sot kumtoi se zjarri me siguri është shkaktuar nga mangësitë në instalacion. Një pjesë e punëtorëve derisa janë zhveshur kanë dëgjuar një shpërthim në hapësirën ndihmëse, ku e kanë mbajtur benzinën dhe makinat për kositje.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Shkup.