Vrasja në Durrës, menaxheri VIP Jurgen Kurti, debaton me gruan e viktimës

Kronikë e zezë

Vrasja në Durrës, menaxheri VIP Jurgen Kurti, debaton me gruan e viktimës

Më: 20 prill 2017 Në ora: 02:44
Jurgen Kurti

I njohur si menaxher i VIP-ave, i arrestuar para një viti për vrasjen e babait të tij, Jurgen Kurti flet për herë të parë për akuzat e ngritura nga Vjollca Arapi, bashkëshortja e pronarit të marketit në Durrës, se pikërisht ai është personi që e nisi konfliktin me të shoqin dhe është po aq fajtor.  Ajo ndër të tjera ngul këmbë se zotëron një video ku duken qartë lëvizjet që bën Jurgen Kurti brenda dhe jashtë marketit.

I kontaktuar nga stafi i emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, Jurgen Kurti refuzon përballjen me zonjën Vjollca, por i kërkon ndjesë për gjithçka ka ndodhur. “Kërkoj ndjesë për mungesën, ndjesën time përcilljani ju zonjës Vjollca. Hetimi po vazhdon, detyrën për ta zbardhur fatkeqësinë ia lëmë në dorë drejtësisë”,- thotë Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi në studio i Vjollcës, e cila e fton të shkojë të paraqitet në polici.

“Gimin ma ke vrarë ti Jurgen. Mos u shfajëso me kamera, me këto deklarata. Ti ma vrave, e tregojnë kamerat!

Pse nuk more policinë Jurgen, kur Gimi ishte në tokë?! Pse nuk e more të thoshe po vdes një njeri këtu po more makinën e ike?!” -  flet e revoltuar Vjollca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat