Vrasje me armë në Vlorë, dy të vdekur dhe një i plagosur

Kronikë e zezë

Vrasje me armë në Vlorë, dy të vdekur dhe një i plagosur

Më: 20 prill 2017 Në ora: 23:55
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e sulmit me armë ku mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër u plagos.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat