Hisotria e 33-vjeçarit të vrarë në Vlorë, kur ishte i mitur mori një jetë njeriu...

Kronikë e zezë

Hisotria e 33-vjeçarit të vrarë në Vlorë, kur ishte i mitur mori një jetë njeriu...

Më: 21 prill 2017 Në ora: 02:39
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

Në qershor të vitit 2011 Ergys Gjioveshaj ishte arrestuar në Vjenë dhe u ekstradua në Shqipëri, pasi ne vitin 2010, ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie për vrasjen e një personi në qytetin e Vlorës.

Në kohën e kryerjes së krimit, Ergysi ishte i mitur, ndërsa këtë të enjte, në moshën 33-vjecare, ai u qëllua për vdekje me armë në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, pra nëse kemi të bëjmë me hakmarrje për krimin e vitit 2000, por policia paraprakisht thotë se e gjitha ka lindur gjatë një konflikti të castit në ambjentet e lokalit më muzikë live “Fiks Fare” që ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë. Autori i vrasjes së Ergys Gjioveshajt është ende i paidentifikuar. Ai ka hyrë në lokal, ka qëlluar me armë pas një sherri duke lënë të vdekur 33-vjeçarin, ndërsa tre persona të tjerë, mes të cilëve një vajzë, mbetën të plagosur.

Por perse ishte dënuar Ergys Gjioveshi që sot mbeti viktimë ndërsa kishte dalë të kalonte disa orë festive me muzikë live?

Më 20 nëntor të vitit 2010 Egysh Gjioveshaj, në atë kohë i mitur, udhëtonte me makinë Mercedez Benz 240 së bashku me Florian Mecen. Ata janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë Suarrel përballë shkollës “Qemal Ataturk”.  Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere.

“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe“ ishin fjalët e  Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin i cili udhëtonte me makinën e tij. Të dy janë zënë me fjalë me njëri-tjetrin, ndërsa Ergys Gjioveshaj ka marrë armën që ndodhej në makinën e Florianit, një automatik. Duke qene jashte automjetit, me armen ne dore, te drejtuar nga viktima, ai i eshte drejtuar shokut te tij, Florian, duke i thene “ Lere Lani, lere, hapu”.

Floriani, mbas thirjes te shokut te tij, duke e larguar viktimen nga vetja e ka shtyre ate me force ne drejtim te armes, qe Ergysi mbante ne gjendje sulmi, duke i thene: “Na bjeri“.

Duke qene ne keto kushte, Ergys Gjioveshaj ka qelluar me bresheri ne drejtim te viktimes, duke e demtuar ate fillimisht ne kembe dhe me pas ne trup.

Të dy u akuzuan për për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim. 

Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat