Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi në magazinën jashtë banesës së tij është gjetur 18 kilogramë kanabis.
Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Pavlo Ndreca, i cili sasinë e drogës e kishte futur në 4 qese plasmasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".