Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 21 prill 2017 Në ora: 19:16
Pamje nga aksidenti

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku një kamion është rrokullisur, duke kaluar në anën tjetër të autostradës.

Në pamjet e siguruara nga një lexues, shihet se vozitësin e kamionit e kanë nxjerrë nga brenda një ekip që mësohet të kenë qenë futbollistët veteranë të KF KEK.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka pasur të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat